“Është detyrë e Kosovës të ngris çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës në negociata me Serbinë”

“Është detyrë e Kosovës të ngris çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës në negociata me Serbinë”

Ministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës.

Ai tha se është detyrë e Kosovës të ngris çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në negociata me Serbinë.

Aliu i bëri këto komente gjatë konferencës për medie të mbajtur në Komunën e Preshevës.

“Është detyrë e jona, që Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc edhe Medvegjë, duke pasur parasysh përherë parimin e reciprocitetit”, tha Aliu.

Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të vizitojë dy lokacione ku planifikohet të ndërtohen një shkollë dhe një palestër sportive, të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës.

Në bashkëpunim Ministrinë e Infrastrukturës, është planifikuar që në fshatin Rahovicë të Preshevës të ndërtohet objekti i ri i shkollës “Selami Hallaqi”, dhe një sallë sportive.

Aliu gjatë konferencës për medie ka thënë se qytetarët e Preshevës duhet të jenë sa më të organizuar dhe të kërkojnë projekte sa më shumë nga të gjithë.

“Projektet që do të ndihmohen drejtpërdrejtë nga Republika e Kosovës do të bëhet çmos që të realizohen”, tha Aliu. /Gazeta Enigma/.

Related Articles