Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet për protestën e sotme kundër shtrenjtimit rrymës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Policia janë mobilizuar edhe me autoblindat dhe topin e ujit që përdoren për të shpërndarë protestuesit nëpër protesta.
Në ora 14:00 ka filluar të mbahet protesta e thirrur nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës.
PSD ka ftuar qytetarët dhe partitë opozitare që t’ju bashkohen në protestë.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. /Gazeta Enigma/