Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve aktive në total është 43 mijë e 208.
Në njoftimin 24 orësh të ditës së djeshme bëhet e ditur se janë regjistruar tri vdekje dhe një mijë e 593.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,015 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID. /Gazeta Enigma/.