Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar pasi bashkëjetonte me një vajzë të mitur nën moshën 16-vjeçare.
I dyshuari bashkëjetonte me të miturën më tepër se një vit, derisa lidhur me rastin është informuar edhe QPS-ja.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar dyshohet më tepër se një vit me viktimën femër kosovare -e mitur. Lidhur me rastin, është informuar edhe QPS-ja, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhët në njoftim. /Gazeta Enigma/.