VIDEO – Kuqi: Molliqaj u arrestua për arsyeje politike, nuk e sulmoi policin

VIDEO – Kuqi: Molliqaj u arrestua për arsyeje politike, nuk e sulmoi policin

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka postuar në video në Facebook duke pretenduar se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, nuk ka goditur me shuplakë policin.

“Fillimisht, në xhirimin më poshtë shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me goditje por shtyrje. Ky është fakt. Së dyti, Dardani ka vazhduar aktivitetet e tij pa u ndalur për dy ditë rradhazi, si në zyre të PSD-së, si në kafene në takime me qytetarë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo mendon se arrestimi i liderit të PSD-së është bërë për arsyeje politike.

“Së treti, dhe më e rëndësishmja, arrestimi i tij sot, pak para paraqitjes në Pressing, nuk është asgjë tjetër pos arrestim politik për ta heshtur Dardanin” /Gazeta Enigma/

VIDEO – https://www.facebook.com/GazetaEnigma/videos/291407599721062

Related Articles