Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se pas më shumë se dy dekadave, familjarëve u mungon përgjigja për më të dashurit e tyre.
Përmes rrjetit social “Twitte”, Kosnett e ka shkruar një porosi për të gjithë liderët e Kosovës, duke thënë se fati i personave të zhdukur nuk duhet të jetë peng i politikës.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ne e vlerësojmë përparimin e fundit në nivel të punës. Por, pas më shumë se dy dekadave, familjarëve ende u mungon përgjigja për më të dashurit e tyre. Për të gjithë liderët politikë të rajonit: fati i personave të zhdukur nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkruan ai.