Shembet një kodër në Ekuador, vdesin 24 persona

Shembet një kodër në Ekuador, vdesin 24 persona

Së paku 24 persona kanë vdekur pasi një kodër është shembur në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, duke prekur kështu shtëpitë dhe një fushë sportive.

Departamenti i Sigurisë në Quito tha po ashtu se 32 persona janë lënduar, ndërsa tetë shtëpi janë shembur e disa tjera janë dëmtuar.

Ndërsa, fqinjët u bashkuan në operacionin e kërkimit nëpër rrënojat, për të gjetur të mbijetuar tjerë.

Imelda Pacheco ka treguar se si kishte ndier se shtëpia e saj po lëvizte sikur të ishte tërmet. Papritmas filloi të vërshohej me gurë dhe ujë nëpër dyert dhe dritaret. Ajo u largua para se shtëpia të shkatërrohej.

“Mezi pata kohë të kapja dorën e djalit tim katërvjeçar dhe vrapova drejt shkallëve, në tarracë. Papritur, muret përpara dhe anash u zhdukën”, ka thënë Pacheco, raporton AP. “Ne u bëmë thirrje fqinjëve në katin e parë, por uji mori nënën dhe vajzën. Mendova se do të vdisja unë dhe djali im”, raporton “The Guardian”, transmeton Gazeta “Enigma”.

Related Articles