KE i FFK-së merr vendim që Afërdita Fazlijës dhe stafit të saj të mos i vazhdohen kontrata

KE i FFK-së merr vendim që Afërdita Fazlijës dhe stafit të saj të mos i vazhdohen kontrata

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Njëra ndër to ishte edhe puna e shtabeve teknike të ekipeve grupmoshave tek femrat.

Aty është vendosur që të mos i vazhdohet kontrata përzgjedhëses Afërdita Fazlija dhe bashkëpuntorëve të saj.

“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave”.

Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Afërdita Fazlija është që shumë vite në krye të ekipit A të femrave të Kosovës.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles