Futbolli në Kosovë kthehet në aksion më ndeshjet e Kupës së Kosovës të cilat do të zhvillohen këtë fundjavë.
Ndeshja kryesore e së tetës së finales pritet të zhvillohet mes Gjilanit dhe Dukagjinit, raporton Gazeta Enigma.
Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 13:00
“Enigma” mëson ekskluzivisht se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, por pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Arsyeja se pse kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në stadiumin kryesor është fusha e renduar.
/GAZETA ENIGMA/