Musliu i thotë policisë: “Me Dardanin skiftera e me Radojçiçin pula”

Musliu i thotë policisë: “Me Dardanin skiftera e me Radojçiçin pula”

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Milan Radojçiq i është arratisur dje Policisë së Kosovës.

Musliu ka thënë se do të mjaftonte që policët të ishin “serioz,  profesional e të përkushtuar”,  si me Dardan Molliqajn dhe operacioni do të kryhej me sukses.

Ndër tw tjera, ajo ka thënë se po të ishte në opozitë kryeministri Kurti do të thoshte “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”.

“Do te mjaftonte  vetem qe Policia e Kosovës të ishin serioz e profesional  e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Mulliqit  qe operacioni të kryhej me sukses. Shenjteria e tij Albin Kurti  po të ishte në opozite do të thoshte  për veprimet e Policise: “ Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, Policia ka thënë se arratisja e tij ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.

“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles