Manchester Unitedi eliminohet nga Middlesbroughi në FA CUP

Manchester Unitedi eliminohet nga Middlesbroughi në FA CUP

Manchester United është eliminuar nga FA CUP nga skuadra e Middlesbrough, skuadër e cila bën gara një ligë më poshtë.

Loja e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Jadon Sancho e kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 25-të.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 64-të me Crooks.

Ekzekutimi i penalltive ishte dramë e vërtetë, ku të dyja skuadrat realizuan nga shtatë radhazi, para se Elanga i Manchesterit të dështonte dhe ta godiste topin jashtë portës.

Middlesbroughi e siguroi kalimin në 1/8-n në garën për trofeun më të vjetër anglez.

Related Articles