Reshteri i Policisë së Kosovës dyshohet për dhunim e vepra tjera penale, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit të policisë së Kosovës në Pejë, G.L., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunim”, “Shantazh” dhe “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

I dyshuari me vendim të prokurorit gjendet në ndalim për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Pejë​, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj te pandehurit (zyrtar policor), G.L., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”. Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit. Prokuroria Themelore në Pejë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles