Mbi 30 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 30 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është mbi 30 mijë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1.721 raste të reja me COVID-19.

“Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111. Në total numri i rasteve aktive është 30.097”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Enigma/

Related Articles