Emri i tij u lakua në media, se kishte shpenzuar 10 mijë euro për udhëtime, por i menjëhershëm ishte reagimi, i ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca i cili është kundërpërgjigur pas një postimi të Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili tha se një deputet i LDK-së për dy vjet ka shpenzuar rreth 10 mijë euro para të shtetit për udhëtim.
Një postim, Kërçeli pak më vonë e shtoi një fjali në të cilën theksoi se nuk e ka fjalën për ish-deputetin Blerim Grainca.
“Reagim: Sipas Gazetes Express, njëfarë alamet këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kerqeli me paska akuzuar që unë paskam shpenzuar 10.000 euro para të Kuvendit pergjate Viteve 2010 – 2011. I tregoj atij pseudo këshilltari dhe opinionit të dashur që unë mandatin e Deputetit e kam filluar në fundin e vitit 2014. Shihemi në Gjykate me ata që plasojne lajme te pa verteta”, ka shkruar Grainca.
Ish-deputeti i LDK-së nga Ferizaj është përfolur shumë këto ditë si shembull i mirë i deputetit, pasi u publikua një letër e tij në vitin 2015, ku ai i kërkonte Kuvendit që të mos i ndante para për udhëtim.
Grainca theksonte se po jetonte në Prishtinë dhe s’kishte nevojë për ato para.
Ajo letër e Graincës u publikua dhe u shpërnda gjithandej, pas raportimeve të mediave të enjten dhe të premtën lidhur me shpenzimet për udhëtim të disa deputetëve të kësaj legjislature. / Gazeta Enigma.