Tetë skuadra kanë mbetur në garë për Kupën e Kosovës, derisa ato tashmë e kanë mësuar edhe datën e hedhjes së shortit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt).
Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00.
Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra.
Gjilani, Prishtina, Drita, Ballkani, Ulpiana, Ramiz Sadiku, Onix, Llapi ose Ferizaj janë ende në lojë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.
/Gazeta Enigma/