Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion në fundjavën e ardhshme.
Ndeshje interesante na presin në kuadër të xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Enigma.
“Enigma” ka mësuar ekskluzivisht se tashmë ka ndërruar edhe orari për këtë xhiro.
Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit ishte paraparë të zhvillohej ditën e diel, kurse tashmë kjo ndeshje do zhvillohet të shtunën.
Ndeshja tjetër mes Llapit dhe Ulpianës ishte e planifikuar të zhvillohej ditën e shtune, por që tashmë me orarin e ri do luhet të dielën.
Më poshtë “Enigma” ua sjellë orarin e plotë të xhiros së 19-të:
E shtunë, 12.02.2022
Ballkani – Dukagjini 13:00
Drenica – Gjilani 13:00
Drita – Feronikeli 13:00
E diel, 13.02.2022
Llapi – Ulpiana 13:30
Malisheva – Prishtina 13:00
/GAZETA ENIGMA/