Ylli i Premierligës godet macen sikur të jetë top futbolli

Ylli i Premierligës godet macen sikur të jetë top futbolli

Një video tronditëse me dhunë ndaj kafshëve ka kapluar mediet angleze

Mbrojtësi i West Ham, Kurt Zuma, mund të ndiqet penalisht pasi në rrjetet sociale u shfaq një video e tij duke goditur një mace në shtëpinë e tij, raporton “The Sun”.

Fituesi i trofeut të Ligës së Kampionëve me Chelsea për sezonin e kaluar, tashmë lojtar i West Hamit, ka treguar brutalitet ndaj kafshës shtëpiake, për çka tifozët kanë kërkuar reagim urgjent nga klubi, si dhe të gjitha shërbimet përkatëse.

Zuma u filmua duke shkelmuar një mace në dysheme sikur te jetë top, ai gjithashtu shihet duke goditur kafshën e tij me shuplakë.

Ndërkohë Zuma ka folur shkurt për këtë rast dhe ka kërkoi falje për veprimin e tij të shëmtuar.

Related Articles