Një burrë nga Peja është arrestuar pasi kishte sulmuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Enigma.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se me vendin të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky rast ka ndodhur më 7 shkurt rreth orës 18:40.
“SULM SEKSUAL Pejë 07.02.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaEnigma/