Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, reagon Cramon: Nuk duhet të ketë vend për mohimin e Holokaustit

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, reagon Cramon: Nuk duhet të ketë vend për mohimin e Holokaustit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Cramon, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëpisë së Devës.

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime tek unë”, ka shkruar Cramon.

Ndër të tjera ajo ka thënë se “zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”.

“Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja Cramon. /Gazeta Enigma/.

Related Articles