Lekaj: Kurti mashtroi, erdhi në pushtet duke premtuar mos shtrenjtim të energjisë

Lekaj: Kurti mashtroi, erdhi në pushtet duke premtuar mos shtrenjtim të energjisë


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast Lekaj ka thënë se qytetarët pas këtij shtrenjtimi do të hyjnë në krizë të thellë të varfërisë.

“Po më duket që për herë të parë i’a dëgjova zërin deputetit Thaçi. A nuk është mashtrim mos prezenca e qeverisë për qytetarët. Mashtrues nuk ka se kjo qeveri që ka ardhur në pozitë duke iu premtuar qytetarëve mos shtrenjtim të energjisë. A është mashtrim për kryeministrin që na ka lajthitur me shumë propozime të tij. Nuk ka lajm më të keq se vendimi i djeshëm i ZRRE-së. Pas pak ditëve do të hyjmë në krizë të thellë të varfërisë.  Qeverinë e kemi paralajmëruar që do të vijë në një krizë të thellë energjetike”, tha Lekaj.

Kujtojmë se Kuvendi po diskuton për vendimin e fundit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës për konsumatorët që hargjojnë mbi 800 Kw. / Gazeta Enigma.

Related Articles