E rrallë: Nuk e dinte që ishte shqiptar deri kur e telefonoi FSHF, ka stër-stër gjyshin nga Shqipëria

E rrallë: Nuk e dinte që ishte shqiptar deri kur e telefonoi FSHF, ka stër-stër gjyshin nga Shqipëria

Ivan Balliun luan me Vallecanon në La Liga. Kjo skuadër ka mbërritur në gjysmëfinalen e Kupës, atje ku do të përballet ndaj Betisit. Nëse do të arrihet suksesi në dy ndeshjet për të eliminuar Betisin, në finale do të përballen me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Valencia.

Ndërkohë Ivan Balliu është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin e Vallecanos, që e cilëson si një nga më të rëndësishmit. Përpara kësaj ndeshje, media spanjolle “Diariosur” ka shkruar një editorial për Balliun. Përpos vlerësimeve të mëdha si lojtar, shkruhet edhe historia për mbërritjen e tij në Kombëtaren Shqiptare. Sipas medias në fjalë, Balliu as që e kishte idenë që kishte rrënjë shqiptare deri në momentin që do t’i mbërrinte një telefonatë nga FSHF.

“Më shumë se 2500 kilometra e ndajnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, nga Madridi. Kjo është distanca që Iván Balliu, një nga zbulimet e këtij viti në radhët e Rayo Vallecanos, duhet të kalojë sa herë që thirret me Kombëtaren e tij. Lojtari është i aftë për të luajtur me performancë të jashtëzakonshme në korsinë e majtë, është një nga pjesët themelore në skemat e Andoni Iraolës, i cili e ka përdorur atë këtë sezon në 21 ndeshje në La Liga dhe tre në Kupën e Mbretit. Pikërisht, në turneun KO, Vallecano ka arritur një moment historik duke shkuar në gjysmëfinale të Kupës për herë të dytë në historinë e tyre, por nuk janë të kënaqur.

Balliu ka një histori kurioze. I lindur 30 vjet më parë në qytetin Caldas de Malavella (Girona), ku Salvador, babai i tij, po shërben mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie dhe kryeson Këshillin Rajonal të La Selva. Balliu u stërvit në La Masia të Barcelonës. Nuk është vetëm një rast më shumë në listën e pafundme të lojtarëve që kanë veshur fanellën e Kombëtares së një vendi në të cilin nuk kanë lindur. Ai i ka rrënjët familjare në këtë vend modest në Evropën Juglindore, por as që e dinte. Ai e zbuloi në vitin 2017, kur mori një telefonatë nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë kohës që ishte në Metz, Francë.

Pas një periudhe kalimtare në U-17 të Spanjës, gjeti mundësinë për të bërë debutimin e tij me Shqipërinë. Mbiemri i tij nuk është shumë i zakonshëm në Katalonjë, por mjaft i zakonshëm në trojet shqiptare, ku janë mbi 4000 Balliu. Pas hetimeve të ndryshme, u mësua se stër-stërgjyshi i Ivanit kishte kombësinë e kësaj republike të vogël me vetëm tre milionë banorë, ndoshta sekreti më i mirë në Ballkan. Një gëzim për Shqipërinë dhe një sfidë për Balliun, i kënaqur me propozimin”, shkruhet në artikull.

Related Articles