Emisari britanik Peach takohet presidenten Osmani

Emisari britanik Peach takohet presidenten Osmani

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach sot është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Peach para takimit me Osmanin, është pritur nga kryeministri Albin Kurti në objektin e Qeverisë

Paraprakisht i dërguari i Britanisë së Madhe e ka vizituar Serbinë.

Atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq..

Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./Gazeta Enigma/

Related Articles