Kurti njofton se do t’i ndahen Medalje Presidenciale Mon Balajn e Arben Xheladinin

Kurti njofton se do t’i ndahen Medalje Presidenciale Mon Balajn e Arben Xheladinin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka njoftuar se do të ndahen medalje presidenciale për Mon Balaj dhe Arben Xheladinin, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas homazheve te varri i Balajt në Podujevë, Kurti iu tregoi familjarëve të aktivistëve të vrarë se në orën 16:00 do të shkojnë tek presidentja Vjosa Osmani, ku edhe do të ndahen medaljet presidenciale e meritave.

“Në ora 16:00 bashkë me kryetarin Glaukin, do të shkojmë të presidentja sepse edhe për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin do të ndahet medalje presidenciale e meritave”, tha Kurti.

Mon Balaj e Arben Xheladini u vranë gjatë protestës së përgjakshme më 10 shkurt të vitit 2007. Ata u qëlluan për vdekje nga policia rumune e UNMIK-ut. / Gazeta Enigma.

Related Articles