Një ortek bore është grumbulluar jashtë pistës së skijimit në qendrën e skijimit Brezovicë.
Gjatë asaj kohë kanë qenë katër persona duke skijuar, të cilët janë shpëtuar nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ky ekip, bashkë me një grup vullnetarësh kanë filluar menjëherë kërkimin, por që nuk kanë hasur në të tjerë që mund të jenë në atë zonë.
Deni Hameli, kryetar i ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, tha për Klankosova.tv se tashmë është ndërprerë kërkimi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë kërkim kanë marrë pjesë 40 vullnetarë.
“Orteku ka qenë në gjerësi deri në 409 metra, aty kanë qenë duke skijuar katër persona të cilët kanë shpëtuar pa lëndime. Ne kemi vazhduar kërkimin së bashku me 40 vullnetarë, por nuk kemi hasur në persona të tjerë që mund të jenë në zonën ku ka rrëshqitur orteku dhe për këtë arsye tani është ndërprerë kërkimi”, është shprehur Hameli.