BKT Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.
Prishtina, Malisheva, Llapi dhe Ulpiana janë katër skuadrat që zbresin sot në fushë për ta zhvilluar xhiron e 19-të në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të ketë një udhëtim të vështirë te Malisheva, pasi në dy ndeshjet e para prishtinasit kanë marrë një fitore 2-1 dhe kanë barazuar 1-1.
Takimi mes Malishevës dhe Prishtinës nis me fillim nga ora 13:00 dhe është shumë i rëndësishëm për dy skuadrat.
Ndërkohë gjysmë ore më shumë, nga 13:30 do të zhvillohet takimi tjetër në Podujevë mes Llapit dhe Ulpianës.
Llapjanët kërkojnë tri pikët në mënyrë që t’i afrohen në vetëm pesë pikë liderit Dritës, derisa lipjanasit synojnë befasinë e radhës në kampionat. /Gazeta Enigma/
BKT Superliga e Kosovës
Xhiro e 19-të
E shtunë:
Drenica – Gjilani 1-1
Drita – Feronikeli 7-0
Ballkani – Dukagjini 4-1
E diel:
13:00 Malisheva – Prishtina
13:30 Llapi – Ulpiana