Nëntë gra shtatzëna janë të shtrira në mesin e të hospitalizuarve në Klinikën e Gjinekologjisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 6 fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
Në total sipas SHSKUK-së të shtrirë në QKUK gjenden 171 pacientë.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 171 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 166 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 5 të negativizuar. 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë”, thuhet nga SHSKUK. / Gazeta Enigma.