Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një reagimi kanë deklaruar se ata nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të Pagave dhe se nuk janë në dijeni për vlerën e koeficientit, raporton Gazeta “Enigma”.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces”.
Tutje ata thonë se “FSShK i siguron të gjithë punëtorët shëndetësor se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkoj në dëm të punëtorëve shëndetësor”.
“Në fund thirrje publike Qeverisë së Republikës së Kosovës, është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe,trazirat sociale janë të pashmangshme”, thuhet në njoftimin e FSShK-së. / Gazeta Enigma.