Historia mes lojtarit të Torinos, Andrea Belotti, dhe Milanit ka filluar që në moshën e herëshme të sulmuesit, ndërsa tani ka dalur publikisht se është tifoz i kuqezinjëve dhe ëndrra e tij e madhe është të luaj vendas në “San Siro”.
Megjithatë, sipas asaj që raporton Alfredo Pedulla, ëndrra mund të bëhet realitet këtë verë. Në shkrimin e tij, gazetari i njohur italian raporton se drejtuesit e Milanit kanë nisur kontaktet me Belottin në ditët e fundit.
Kontrata e sulmuesit italian skadon në qershor dhe ai i ka bërë të ditur presidentit Cairo se nuk dëshiron të rinovojë kontratën. Një “asist” ky nga vetë sulmuesi për Milanin që mund ta transferojë atë me parametër zero në fundin e sezonit.
Në kontaktet e para që kanë pasur të dyja palët, është sqaruar gatishmëria e Belottit për të veshur fanellën e Milanit. Kështu, në Casa Milan tashmë sulmuesi i Torinos është objektivi i parë. /GazetaEnigma/