Në ditën e Pavarësisë, krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës e Demaçit

Në ditën e Pavarësisë, krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës e Demaçit

Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Ata nuk janë prononcuar para gazetarëve.

Më herët gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Osmani shkruan përmes facebookut, se në këtë ditë nderojnë vizionarët dhe heronjtë, duke shtuar falënderime ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, për të cilin thotë se është arkitekt i pavarësisë, por dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

”Në katërmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës i kujtojmë me përulësi të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. I kujtojmë dhe nderojmë në këtë ditë vizionarët dhe heronjtë. Përkushtimi i tyre për lirinë e vendit është përgjegjësi e jona për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, tha Osmani.

“Faleminderit prijësit të urtë e arkitektit të pavarësisë, presidentit dr.Ibrahim Rugova, faleminderit vajzave e djemve të UÇK-së në krye me legjendarin Adem Jashari me familje dhe faleminderit NATO dhe shteteve mike që e bën të mundshme lirinë dhe shtetin tonë!”, shtoi ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles