Infermierja nga Prishtina tregon dallimin e shëndetësisë para luftës dhe pas luftës në Kosovë

Infermierja nga Prishtina tregon dallimin e shëndetësisë para luftës dhe pas luftës në Kosovë

Sot bëhen 14 vite që kur Kosova shpalli Pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shtet sovran me institucione të pavarura dhe shtetërore brenda Ballkanit Perëndimor.

Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, vendi ynë ishte në në tranzicion, tranzicion i cili rezultoi me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Njëri prej sektorëve i cili kaloi nëpër një tranzicion të vështirë ishte shëndetësia. Ishte sektori i vetëm që funksionoi edhe para viteve 2000, pas luftës deri në vitin 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës dhe deri më tani.

66-vjeçarja nga Prishtina, Sevdije Rafuna e cila punoi si infermiere para luftës, në një rrëfim për Gazetën Enigma, thotë se sistemi shëndetësor tani është më i organizuar falë sistemeve modernë në këtë sektor.

“Në të kaluarën, mundësitë për të zhvilluar një sistem modern të kujdesit shëndetësor, ishin të kufizuara. Ndërsa sot, ka ndryshuar edhe sistemi i kujdesit shëndetësor dhe është shumë më i organizuar”, thotë Rafuna.

Brenga kryesore në sistemin e shëndetësisë të shqiptarët ishte mungesa e mjekëve, dhe gjetja e objekteve shëndetësore.

“Para luftës ka pasur shumë më pak staf mjekësor, por edhe pacienta më pak. Familjarët nuk kanë pasur të blejnë barna, sepse të gjitha llojet e barnave i kemi pasur. Pajisje medicionale ka pasur më pak para luftës, kur në ndërkohë që pas luftës, shëndetësia është pajisur me më shume mjete”, rrëfen Sevdije Rafuna duke treguar se qytetarët nuk kanë pasur para as për blerjen e barnave.

Ajo rrëfen se para luftës në Prishtinë nuk ka pasur respirator i cili është esencial për pacientët. Rafuna tregon se oksigjenin e kanë pasur në boca të mëdha.


“Përpara nuk kemi pasur respirator, i cili është mjeti kryesor medicional sepse përmes tij pacientët oksigjenohen. Mirëpo, më e keqja është se oksigjeni ka qenë në boca të mëdhaa, ndërsa sot është central. Transformimin e gjakut te pacienti e kemi dhënë me shiringa, ndërsa tani jepet me pompa infuzive”, thotë Rafuna, duke theksuar se edhe infuzionet kanë qenë problem me i dhënë te pacientët, ndërsa sipas saj tash është me pompa dhe është shumë më e lehtë për stafin mjekësor.

Një gjë të cilën e shqetëson Sevdije Rafunën për rreth 30 vite është korrupsioni në sektorin e shëndetësisë. Ajo zbulon se ryshfeti  eksiztonte para luftës e vazhdon të ekzistoj edhe në ditët e sotit.

“Edhe në atë kohë kur familjarët kanë pasur ndonjë të sëmurë dhe ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, kanë dhënë ryshfet veç për me u trajtu më mirë. Jo pse të tjerët nuk janë trajtuar, por mentaliteti i tyre ndoshta ka qenë në atë mënyrë që veç ryshfeti bën zgjidhje. Kjo është edhe sot, edhe pasi Kosova është bërë shtet”, thotë ajo e brengosur për këtë fenomen.

Mirëpo, sipas saj, Kosova pas luftës ka marrë donacione që e kanë rritë mbështetjen financiare dhe sistemi mjekësor ka ndryshuar për të mirë dhe ka marr hov pozitiv.

 Florentina Buqinca, një qytetare nga fshati Zabel i Komunës së Drenasit shprehet gjithashtu se si para, por edhe pas luftës mjekët nuk i kanë pritur mirë pacientët.

“Zakonisht disa nga pacientët janë ankuar për mos prezencën e mjaftueshme të mjekëve nëpër salla ku ata kanë pasur nevojë dhe mikpritjen e tyre ndaj pacientëve” tha ajo për Gazetën “Enigma”.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë u ka uruar punëtorëve shëndetësor 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se gjatë kohës kur po përballemi me pandeminë COVID-19, profesionistët shëndetësorë kanë vënë jetët e tyre në vijën e parë të fronit në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga sëmundja dhe të marrin shërbime.

“Ju jeni heronjtë tanë” thuhet në njoftimin e MSH-së.

Vlen të theksohet se pas gjithë këtyrë vështirësive në sektore të ndryshëm, Kosova sot është shtet sovran dhe njihet nga 117 shtete. /Gazeta Enigma/.

Related Articles