Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se sot pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Chollet ia përmendi Kurtit edhe zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen me 3 prill. Ndër tjera, diplomati amerikan falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në Kosovë.
“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet.
Great call with PM @albinkurti. I reaffirmed unwavering support for Kosovo’s sovereignty. Looking to Serbia’s April elections, discussed practices when OSCE states have agreed to other states’ requests for in-person voting. Thanked ???????? for its generosity hosting Afghans.— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 18, 2022
Lidhur me këtë çështje, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se për dallim nga referendumi, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk e prek sovranitetin e Kosovës.
“… ato (zgjedhjet) mund të zhvillohen edhe në territorin e shteteve të tjera, me marrëveshje apo pa marrëveshje, kur ndodh brenda hapësirave që gëzojnë paprekshmëri diplomatike… Ato janë organe politike që shprehin vullnetin politik jashtë territorit sovran. Sepse Serbia, rendi kushtetues serb, ekziston edhe po u mbajtën edhe pse s’u mbajtën ato”, ka thënë Hasani./Gazeta Enigma/