Stuhia Eunice ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Evropën dhe nuk janë kursyer klubet e futbollit dhe stadiumet e tyre.
Stadiumi më i shtrenjtë në botë, një ndërtesë magjepsëse që i kushtoi Tottenhamit më shumë se një miliardë euro është bërë hit në rrjetet sociale.
Për shkak të erës së fortë të shkaktuar nga stuhia Eunice, çatia e stadiumit u demolua dhe solli skena spektakolare.
Edhe pse shumë kritikë e kanë tallur Tottenhamin për këtë situatë, çatia është bërë për të “lëvizur” në raste si era si kjo.
Dëmin më të madh e ka pësuar ADO Den Haag, stadiumi i të cilit është goditur rëndë dhe ka përfunduar pa çati.
Në momentin e fillimit të stuhisë, çatia e stadiumit u shkatërrua dhe dëmet financiare do të jenë mjaft të mëdha.
As jugu i Anglisë nuk shkoi më mirë, pasi u shkatërrua çatia e stadiumit Vitality, ku luhej deri para pak kohësh. Aty mikpritësit Bournemouth iu desh të shtynte ndeshjen e kampionatit kundër Nottingham Forrest.
E paprekur nuk ka kaluar edhe O2 Arena magjepsëse në Londër, ndaj ka mbetur pa një pjesë të çatisë.
Ndeshjet në të gjithë Britaninë e Madhe janë shtyrë ditën e djeshme dhe sot pritet të ketë një orar të ngjeshur të takimeve.