Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshjet e fundit të xhiros së 20-të, shkruan Gazeta Enigma.
Pa dyshim se vëmendja kryesore pritet të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, aty ku do përballen skuadra e Prishtinës si vendase me Ballkanin.
Ky duel pritet të jetë i zjarrtë në bazë të kualitetit që kanë skuadrat.
Gjithashtu edhe interesimi për ta parë këtë ndeshje është shumë i madh.
“Zahir Pajaziti” do jetë i hapur në të gjitha sektoret. Kurse, biletat për sektorin në Veri dhe ne Jug do kushtojnë 2 euro, kurse në tribunën qendrore në perëndim bileta do jetë 3 euro.
Prishtina aktualisht zë vendin e pestë me 24 pikë të mbledhura, kurse Ballkani renditet në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara.
/Gazeta Enigma/