Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka risjellë në diskutim sërish hapjen e arkivave shtetërore, duke i bërë thirrje edhe njëherë Serbisë që t’i hapë ato, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai, në Konferencës e Sigurisë në Mynih, ka thënë se krimet serbe të kryera në Kosovë ishin krime shtetërore, ndërsa qëndrimin e përcolli edhe me një cicërimë më twitter.
“Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“E kaluara nuk ka kaluar ende, meqë krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara”, tha ai. / Gazeta Enigma.