Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë.
Sot është luajtur ndeshja derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Këtë ballafaqim e ka triumfuar skuadra mysafire e Ballkanit të cilet fituan me rezultatin e pastër, 0-2, shkruan Gazeta Enigma.
Në pjesën e parë skuadra e Prishtinës kishte humbur një penallti. Mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi nuk arriti të realizoi.
Ajo që tashmë po shihet në pamjet televizive shihet qartë që portieri Stivi Frashëri nuk është në pozicionon e duhur dhe se kjo penallti është dashur të përsëritet.
Për këtë rast nuk ka reaguar as dhoma e VAR-it, aty ku kryesori ishte Lirim Jashari.
Kujtojmë që gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ka qenë Genc Nuza.
Shikoni pozicionimin e portierit në momentin e goditjes nga Besnik Krasniqi: /Gazeta Enigma/