Anulohet përsëri seanca gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitajt

Anulohet përsëri seanca gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitajt

Gjykata Themelore në Ferizaj ka anuluar mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitaj.

Vëllai i viktimës, Shkelqim Pajazitaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se seanca ishte paraparë të mbahej sot në orën 10:00, dhe njoftimi që është anuluar i është dërguar atij sot në orën 08:26.

Ai ka thënë se si familjar të Donjetës mendojnë se seancat po anulohen shumë herë dhe do t’i anulojnë deri në ditën kur do të vdes i akuzuari dhe se e vërteta do të mbetet mister përgjithmonë.

“Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e njoftimi që nuk do të mbahet na vjen në ora 08:26, me arsye se nuk mund ta sjellin të akuzuarin në Gjykatë, a thu sot nuk do të mbahet asnjë gjyq sepse nuk paska transport shteti t’i sjellin të akuzuarit, apo vetëm për të akuzuarin për vrasjen e Donjetës nuk po mujka shteti t’i sigurojë transport”, ka shtuar ai.

Në vitin 2015 në një fshat të komunës së Deçanit në Kosovë, kishte ndodhur një nga vrasjet më misterioze të pasluftës.

Një vajzë e re, Donjeta Pajazitaj, ishte zhdukur një ditë derisa po shkonte në punë. Kaluan javë të tëra dhe ajo nuk gjendej, derisa në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit u gjetën mbetje të një trupi.

Tash e gjashtë vite pas fillimit të gjykimit, prokuroria ka zbuluar prova të reja dhe të implikuar të tjerë që mund t’ia ndryshojnë rrjedhën e këtij rasti përsëri.

Aktualisht në këtë proces janë duke u intervistuar disa dëshmitarë.

I dyshuari kryesor për vrasje të 24 vjeçares nga Strellci, Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj rreth 65 vjeçar, aktualisht gjendet në paraburgim.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor dhe verdiktit final për këtë rast. /Gazeta Enigma/.

Related Articles