Real Madrid po ndihet në ankthin e mostransferimit të Kylian Mbappes dhe i po i bënë presion francezit duke i dhënë afate kohore se nëse nuk transferohet në afatin kalimtar të verës nuk do të ketë më mundësi të bëhet pjesë e “Mbretërve”.
Sipas The Times, Real Madridi ka filluar të pyes për sulmuesin francez, teksa i ka dërguar mesazh të qartë: Ose nënshkruan këtë verë, ose nuk do të vijë më kurrë.
Sulmuesi francez, që mund të negociojë me klubet tjera që nga 1 janari, ka një marrëveshje joformale me “Los Blancos”, shkruan Gazeta Enigma.
Një ndjenjë frike po shihet në kampin spanjoll, aq sa kanë filluar të ushtrojnë presion ndaj kampionit të botës.
PSG duket se i ka ofruar nj kontratë faraonike Mbappes për ta bindur të qëndrojë, të paktën edhe për një sezon tjetër. /GazetaEnigma/