Kombëtarja e Kosovës në futboll pritet të bëhet me trajner të ri brenda kësaj jave.
Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi në një bisedë për Gazetën Enigma, ka konfirmuar se brenda kësaj jave trajneri francez Alain Giresse do të zyrtarizohet si trajner i Kombëtares së Kosovës.
“Brenda kësaj jave do të zyrtarizohet trajneri i ri Alain Giresse”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi për Gazetën Enigma.
Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille ku luajti nga viti 1986 – 1988.
Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.
Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).
Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.
Që tri vite ai ka pauzuar nga puna e trajnerit./GazetaEnigma/