Reagon Sveçla për kapjen e 83.5 kg drogë: Dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës

Reagon Sveçla për kapjen e 83.5 kg drogë: Dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës ku u konfiskuan 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar dy persona, Raporton Gazeta Enigma.

Sveçla, përmes një statusi në Facebook ka përgëzuar oragnet e sigurisë.

” Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë”, ka shkruar ai.

Tutje Sveçla shkruan se “83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.

Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!

83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës.

Related Articles