Kryeparalamentari Glauk Konjufca ia ka ndërprerë fjalimin Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në Kuvend, për t’ia uruar ditëlindjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
“Ministre çështja është shumë e rëndësishme, por më duhet të të ndërpres për me ia uru ditëlindjen Ganimete Musliut”, ka thënë Konjufca, shkruan Gazeta Enigma.
Veprimi i Konjufcës u përcoll me të qeshura dhe duartrokitje.
“I pash disa lule të mëdha duke qarkulluar dhe kureshtja ime ishte e arsyeshme”, ka shtuar Konjufca.
Urimit të Konjufcës iu bashkëngjit edhe Albulena Haxhiu.
“Urimet e mija zonja Ganimete Musliu”, tha Haxhiu./GazetaEnigma/