Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar sonte solidaritet me Ukrainën, shkruan Gazeta Enigma.
Parisi dhe Berlini i kanë veshur monumentet e tyre historike me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Kryebashkiakja e Berlinit, Franziska Giffey, ka thënë se ata janë duke e përkrahur Ukrainën me këtë gjest.
“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, me shumë berlinas me rrënjë ukrainase, por edhe me shumë rusë që duan paqen në Rusi dhe Ukrainë,” tha Giffey, shkruan BBC.
Një veprim të tillë e kishte bërë edhe Qeveria e Kosovës të martën në mbrëmje./GazetaEnigma/