Juventusi ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 2-3 ndaj Empolit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Serie A.
Moise Kean shënoi për 0-1 në minutën e 32-të pas asistimit të Rabiot.
Loja nuk shkoi mirë për mesfushorin zvicrian, Denis Zakaria i cili u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 36-të për shkak të lëndimit.
Vendasit e barazuan rezultatin me Zurkowskin në minutën e 40-të.
Për 1-2 shënoi Dusan Vlahovic në minutën e 45+2.
Për 1-3 shënoi përsëri Vlahovic i asistuar nga Alvaro Morata në minutën e 66-të.
Vendasit nuk u dorëzuan duke e ngushtuar epërsinë në minutën e 75-të me La Mantian.
Pas kësaj fitoreje Juventusi grumbullon 50 pikë duke u pozicionuar në vendin e katërt me 50 pikë./GazetaEnigma/