Java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon fundjavën tjetër me ndeshjet e radhës.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Suharekë, aty ku përballen dy skuadrat rivale për titull të kampionit, Ballkani dhe Llapi.
Sikur Ballkani, ashtu edhe Llapi po gëzojnë formë tejet të mirë, andaj pritet të jetë duel i nxehtë.
Gjilani e mirëpret në shtëpi Ulpianën, Drita viziton Skenderajn për t’u ndeshur me Drenicën, e Prishtina luan me Dukagjinin në Klinë. Malisheva ka takim të lehtë në “letër” pasi luan me Feronikelin në shtëpi.
Çiftet komplete të xhiros së radhës:
Dukagjini – Prishtina
Gjilani – Ulpiana
Malisheva – Feronikeli
Drenica – Drita
Ballkani – Llapi.