Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace ka thënë se forcat ruse janë nën presion në Ukrainë dhe do të bëhen më të dhunshme.
“Ukrainasit po bëjnë një luftë shumë të fortë”, tha Ëallace.
Ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një “llogaritje të gabuar” duke u bindur se populli ukrainas po priste të çlirohej, raporton BBC, transmeton Gazeta ‘Enigma’.
Kjo do të thotë se rusët duhet të rivendosin planin e tyre, të ngadalësojnë ose edhe të luajnë me kohë.
“Një nga frika që të gjithë duhet të kenë është a e di ai se çfarë po ndodh në Ukrainë? A po i thonë njerëzit të vërtetën?”, u shpreh ai./Gazeta Enigma/