Finlanda do t’i dhurojë Ukrainës mijëra armë e municion

Finlanda do t’i dhurojë Ukrainës mijëra armë e municion

Finlanda do të sigurojë armë dhe municion për Ukrainën, tha kryeministrja e vendit, Sanna Marin.

Ngarkesa do të përfshijë 2 mijë e 500 pushkë sulmi, 150 mijë plumba, 1 mijë e 500 armë antitank dhe 70 mijë pako ushqimore, shtoi ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen.

Duke folur pas një takimi të qeverisë sot, Kaikkonen u tha gazetarëve se “armët antitank mund të përdoren për të luftuar automjetet e blinduara”.

Kaikkonen la të kuptohet dje se qeveria finlandeze po shqyrtonte heqjen e politikës së kahershme të Finlandës për të mos lejuar eksportimin e armëve në zonat e luftës.

Ministri tha gjithashtu se Finlanda, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe ndan një kufi të gjatë me Rusinë , i kishte dhënë dritën jeshile Estonisë për të dërguar armë fushore në pronësi të mëparshme finlandeze në Ukrainë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles