Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Istog, raporton Gazeta Enigma.
Rastin në Polici e ka lajmëruar nëna e saj e cila ka thënë se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Istog, 27.02.2022 – 21:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaEnigma/