Zelenskiy nga bunkeri i tij në Kyiv, vjen me një kërkesë për Joe Biden

Zelenskiy nga bunkeri i tij në Kyiv, vjen me një kërkesë për Joe Biden

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden që ta japë një mesazh të fortë dhe të dobishëm në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij për “State of the Union” të martën, në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri i tij në Kyiv në të cilën ai po e udhëheq ushtrinë e tij.

“Është shumë serioze… Nuk jam në një film”, tha Zelensky, një ish-aktor i komedisë, për CNN.

“Unë nuk jam ikonik, mendoj se Ukraina është ikonike… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë”, përcjell Gazeta Enigma.

Presidenti ukrainas tha më herët se mbrojtja e kryeqytetit të vendit, Kiev, është “prioriteti kryesor” për shtetin e tij.

“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë”, i tha Zelensky Parlamentit Evropian sot, duke bërë që përkthyesi i BE-së të shpërthejë në lot.

“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë”, tha ai.

Related Articles