Milani dhe Interi kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë në futboll.
Sfida e parë u mbyll pa gola 0-0 në stadiumin “San Siro” në qytetin e modës.
Në bazë të statistikave, Milani ishte skuadër më e rrezikshme duke pasur 13 tentime dhe tri goditje në portën kundërshtare, krahas 7 tentimeve e 2 goditjeve në portë të “zikaltërve”.
“Neurazzurët” kishin posedimin e topit në radhët e tyre, megjithatë e gjitha kjo nuk ishte e duhura që të fitonin takimin e parë dhe të kishin avantazhin për duelin e kthimit.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale në Kupën e Italisë është ajo në mes Juventusit dhe Fiorentinës.