Pas Turqisë, Presidetja Osmani nisë vizitën në Maltë

Pas Turqisë, Presidetja Osmani nisë vizitën në Maltë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patronatin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë, bën të ditur Presidenca në një komunikatë për medie.

Në komunikatën dërguar medieve, thuhet se përveç takimit me homologun, Presidentin Vella, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Presidentja Osmani do të jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe. / Gazeta Enigma.

Related Articles