Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, sipas një dokumenti të publikuar, i ka kërkuar Dhomës Kushtetuese, referim lidhur me kundërshtimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Sipas tyre, referimi aktual, është i bazuar në një propozim të pakontestueshëm dhe i akuzuari duhet të gjykohet sipas ligjit i cili ishte në fuqi në kohën e sjelljes së kundërshtuar.
Në këtë dokument, tutje specifikohet se Kadri Veseli, mbrohet nga zbatimi prapaveprues i dispozitave jo të favorshme të ligjit penal me të drejtat e tij sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut
Madje sipas tyre, ai [Kadri Veseli] mbrohet më tej, nën të njëjtin regjim ligjor, nga trajtimi i pabarabartë para ligjit dhe diskriminimi në gëzimin e të drejtave të tij themelore.
Aty në vijim theksohet se homogolët e Kadri Veselit, qofshin në Kosovë, e të cilët i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave të zakonshme, Serbisë apo ndonjë shteti tjetër pasardhës i Republikës Federale të Jugosllavisë, me të drejtë i gëzojnë këto të drejta themelore.
”Megjithatë, z. Veseli tani është i akuzuar në bazë të legjislacionit i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015. Në dëm të tij, ky ligj synon të japë efekt të drejtpërdrejtë të krimeve sipas të drejtës zakonore ndërkombëtare të cilat nuk kanë asnjë homolog në ligjin e brendshëm në fuqi në kohën përkatëse”.
Sipas mbrojtjes, vazhdimisht kanë pohuar se përderisa ky ligj sanksionon një aplikim të tillë të drejtpërdrejtë të drejtës zakonore ndërkombëtare, ai dhe veprimet e Dhomave të Specializuara- janë të papajtueshme me Kushtetutën.
”Këto argumente janë injoruar ose keqkuptuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe tani nga Kolegji i Gjykatës së Apelit (“Kolegji i Apelit”)”.
Po e njëjta shkresë potencon se mbrojtja kërkon nga gjykata që të rivendosë dhe mbrojë të drejtat kushtetuese të të akuzuarit./Gazeta Enigma/